|
||||||||
|
||||||||
Marrëveshjet e Dejtonit: Një ngjarje historike
Historia e Marrëveshjeve të Dejtonit
Marrëveshja që u arrit me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, në qytetin e Dejtonit të shtetit të Ohajos, në 21 nëntor 1995 dhe që u firmos zyrtarisht në 14 Dhjetor të të njëjtit vit, i dha fund konfliktit më të ashpër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore dhe rivendosi paqen ne Bosnjë-Hercegovinë.
Dokumentet e Marrëveshjeve
Marrëveshjet e Dejtonit, bisedimet për të cilat u bënë në nëntor 1995 dhe u firmosën një muaj më pas, i dhanë fund konfliktit brutal tre vjeçar në Bosnjë-Hercegovinë. Ato përcaktuan ndarjet politike dhe strukturën e qeverisë së vendit dhe krijuan mandatin për një sërë organizata ndërkombëtare që do të ndiqnin, kontrollin dhe zbatonin elementet e marrëveshjeve.
Kujtime nga Figurat Kryesore
Riçard Hollbruk, Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, bën shenjë me dorë teksa mban fjalimin kryesor të Pesë Vjetorit të Përkujtimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në 17 nëntor 2000 në bazën ushtarake të Rajt Paterson afër Dejtonit, Ohajo [AFP]
Pjesëmarrësit
Presidenti serb, Slobodan Millosheviç, Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegoviç (në qendër) dhe Presidenti kroat Franjo Tuxhman (djathtas) vendosin inicialet e tyre në njerën nga marrëveshjet e paqes midis vendeve të tyre në 21 Nëntor 1995 në bazën ushtarake të Rajt-Patersonit afër Dejtonit, Ohajo. [AFP]
Autorët e zbatimit të Marrëveshjes
Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën (BH) Wolfgang Petritsch mban një konferencë shtypi në 24 Maj 2000, në Justus Lipsius të Brukselit, pas një takimi me Këshillin e Zbatimit të Paqes në Bosnjë. [AFP]
Harta: Para dhe Pas
Një hartë e Bosnjë-Hercegovinës sot. Siç u ra dakord në Dejton, vendi është i ndarë ne dy zona: Federata e Bosnjë-Hercegovinës (FBH) dhe Republika Serbska. [Dosje] Veprimtaria e IFOR\SFOR\EUFOR
Një historik dhjetëvjeçar i ruajtjes së paqes
Një ceremoni në Sarajevë në 2 dhjetor 2004, shënon përfundimin historik të Forcës së Stabilitetit të Natos (SFOR) në Bosnjë-Hercegovinë dhe fillimin e misionit të BE-së që do ta pasojë, EUFOR. [NATO]
NATO dhe Komisioni i Reformës së Mbrojtjes: partnerë për progres
Në përfundim të vitit 2005, ligjëvënësit e dy entiteteve nga Bosnja dhe Hercegovina miratuan një marrëveshje të hartuar nga Komisioni i Reformës së Mbrojtjes. Ajo i dha fund rekrutimit, krijoi një ministri të vetme mbrojtje në nivel shteti dhe hodhi bazat e një force ushtarake profesioniste që ti përshtatet nevojave të BH, nevojave të sigurisë rajonale dhe kërkesave për integrim në komunitetin ushtarak ndërkombëtar. Një hap i rëndësishëm në rrugën e BH drejt integrimit Euro-Atlantik, marrëveshja gjithashtu reflekton angazhimin prej një dekade të NATO-s për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për popullin e Bosnjës. |
Jeta dhe opinionet e publikut 10 vjet më vonëMegjithë paqen e Dejtonit, realiteti paraqet sfida të vështiraDhjetë vjet pas nënshkrimit të Akordeve të Paqes të Dejtonit, problemet mbeten të pazgjidhura për shumë në Bosnje. Marrëveshja e Dejtonit siguroi paqen dhe vuri kushtet për ta bërë vendin të aftë të rimëkëmbet. Dhjetë vjetët e ardhshëm do të jenë vendimtare në të ardhmen e Bosnjes veçanërisht pasi kanë të bëjnë me sfida të lidhura me rimëkëmbjen ekonomike, reformën kushtetuese dhe përpjekjet për t’u integruar më tej me të gjithë Evropën nëpërmjet anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.Dhjetë vjet pas Dejtonit, ndarjet mbeten
Bosnje dhe Herzegovina ka një strukturë unike politike dhe nga kjo vijnë probleme unike. Merrni për shembull rastin e Fata Orloviç, një refugjate boshnjake e cila po bën një luftë ligjore në gjykatën e njësisë serbe boshnjake mbi një kishë ortodokse në kopështin e saj.
Kroatët në BiH kanë pikpamje të ndryshme mbi të ardhmen
Përpara konfliktit në BiH, kroatët qenë popullsia më e vogël e vendit me tre popullsi etnike dhe pati mjaft u ndjenë të mashtruar nga ndarjet aktuale politike. Në Herzegovinë, një kështjellë tradicionale e linjës së fortë, ka shumë që po bëjnë thirrje për krijimin e një njësie të tretë. Të tjerë kroatë nuk janë dakord, duke arsyetuar se në vend të kësaj BiH duhet të lërë pas separatizmin dhe të kërkojë një të ardhme shumëetnike.
Serbët boshnjakë kërkojnë të ruajnë njësinë, të gjejnë rrugëdalje nga vuajtjet ekonomike
Republika Srpska, njësia serbe boshnjake ndeshet me normën 38 përqind të papunësisë dhe pakënaqësinë e gjerë. E zymtë, siç është gjendja, ka shumë që janë kundër ndryshimit të status quo në qoftë se kjo do të thotë prishje e rregullimit bazë të vendosur në Akordet e Dejtonit. Udha drejt stabilitetit dhe përparimitRruga e të Ardhmes
Në udhëshpejtën drejt Europës
Dhjetë vjet pas marrëveshjes së Dejtonit, Bosnje-Hercegovia ka ndërmarrë reforma kyçe që i kanë hapur rrugën rritjes ekonomike dhe standarteve më të larta te jetesës në të ardhmen. Megjithatë, probleme te tilla si papunësia dhe mungesa e investimeve duhet të trajtohen sa me shpejt për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e reformave, shkruan Zevendësi i Parë i Perfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar, Lorens Butler. Progresi në kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda venditInstitucionet federale dhe shtetërore të BiH |
|
Kërkohen të dënuarit për krimet e luftës
Një burrë sheh posterat amerikane në Sarajevo të udheheqësit serb të luftës, Radovan Karaxhiç (djathtas në poster) dhe komandantit të tij ushtarak Ratko Mlladiç, që ishin në listën e kriminelëve më të kërkuar nga gjykata e krimeve të luftës së OKB-së, në 20 Janar 2002. Posteri shpall nje shpërblim deri ne 5 milionë dollarë për informacionin që çon ne kapjen e tyre. [AFP] |
Bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për Jugosllavinë
Një polic boshnjak bën roje gjatë inagurimit të gjykatës së parë të krimeve të luftës në 9 mars 2005, një ngjarje kjo që është konsideruar si gur themeli për drejtësinë pas mbarimit të konfliktit të viteve 1992-1995 në ish republikën jugosllave. Kjo gjykatë, pritet t’i lehtësojë punën Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish Jugosllavinë duke gjykuar disa nga rastet e kësaj të fundit. Pritet që gjyqet e para të transferohen së shpejti. [AFP] |