Nga Southeast European Times – 13/08/12
Evropa Juglindore fitoi 32 medalje, duke përfshirë tetë ari, në Olimpadën e Londrës, e cila përfundoi të dielën (12 gusht) në një ceremoni mbyllëse madhështore.
Rumania kryesoi në rajon me nëntë medalje, përfshirë dy ari, ndërsa Kroacia kryesoi rajonin me më shumë medalje ari, me tre. Kombi rrëmbeu dy medalje të dielën, duke përfshirë të artën në vaterpolo për meshkuj. Ekipi i saj i hendbollit për meshkuj fitoi medaljen e bronzit duke mundur Hungarinë.
Turqia fitoi pesë medalje, përfshirë dy ari. Suksesi më i madh i saj ishte në 1500 m për femra, ku atletet e saj fituan medaljen e artë e të argjendtë. Serbia fitoi medaljen e katërt të saj të dielën duke mundur Malin e Zi për të bronztën në vaterpolo për meshkuj. Ajo fitoi edhe një medalje të artë në Lojëra.
Bullgaria, e cila fitoi dy medalje, humbi ndeshjen për medalje bronzi me Italinë në volejboll për meshkuj të dielën. Edhe ekipi i gjimnastikës ritmike të saj nuk arriti të fitojë medalje.
Greqia e Moldavia fituan secila nga dy medalje bronzi, ndërsa Qipro e Mali i Zi fituan nga një medalje bronzi secila.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes