Rehn thekson perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor

12/10/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Komisioneri i zgjerimit të BE-së Olli Rehn tha të premten (10 tetor) se viti 2009 do të jetë "viti i Ballkanit Perëndimor" dhe një vit vendimtar për procesin e zgjerimit të BE-së. Duke folur në forumin e Krans Montanës në Sarajevë, ku morrën pjesë më shumë se 400 zyrtarë nga rajoni dhe bota, Rehn tha se BE mund të heqi vitin e ardhshëm kërkesat për viza nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me Kroacinë, Rehn tha se bisedimet e aderimit po "ecin mirë" dhe se për Malin e Zi, përshtatja e standardeve të BE-së po "ecën normalisht". Për sa i përket Serbisë, Rehn tha se vendi mund të fitojë statusin kandidat të BE-së në vitin 2009. Rehn përgëzoi Turqinë për rolin e saj konstruktiv në zgjidhjen e krizës kaukaziane dhe aktivitetet e saj diplomatike lidhur me Sirinë, Armeninë dhe Lindjen e Mesme. Sidoqoftë, ai kritikoi ecurinë e ngadaltë të reformave vendase në Turqi. Rehn tha se sfida kryesore për Shqipërinë mbetet "shteti ligjor". Për Bosnje-Hercegovinën, Rehn tha se vendi duhet të punojë më shumë për të reformuar kushtetutën e saj dhe duhet të kryejë një regjistrim të popullsisë për të nxitur perspektivën e aderimit të BE-së. Ai e përshkroi Kosovën midis "prioriteteteve" të BE-së. (B92, European Voice, AFP, AP, Beta, Tanjug - 10/10/08)

Turkey sulmon 31 baza të PKK-së në veriun e Irakut

12/10/2008

ANKARA, Turqi -- Shtabi i Përgjithshëm lajmëroi të shtunën (11 tetor) se forcat e armatosura turke sulmuan 31 baza të përdorura nga Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonin Hakurk të Irakut verior të premten natën. Ky ishte pjesë e një operacion një javor kundër PKK-së, për të marrë hakun ndaj një sulmi në juglindjen e Turqisë që vrau 17 ushtarë turk. Presidenti Abdullah Gul tha të shtunën -- për herë të parë publikisht -- që Turqia po drejton bisedimet me autoritetet në veriun e Irakut mbi masa të mundshme për të frenuar aktivitetet e PKK-së atje. Më vete të shtunën, komisioneri për zgjerimin e BE-së Oli Rehn paralajmëroi Turqinë se masat kundër militantëve kurd nuk duhet të shkelin të drejtat e njeriut.

Në lajmet e tjera të së shtunës, policia në Stamboll lajmëroi se ata arrestuan një grua me 20kg lëndë plasëse. Policia tha se lënda plasëse do të përdorej në një akt terrorist në qytetin qëndror të rajonit Sisli.

Ndërkohë në Bruksel, qindra kurd të ardhur me autobuz nga Gjermania, Franca dhe Hollanda, u mblodhën të shtunën për lirimin e Abdullah Oçalan. Ish-drejtuesi i PKK-së po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për separatizëm në një burg turk. (Vatan - 12/10/08; Reuters, AFP, DPA, Hurriyet, RIA Novosti, Anadolu news agency, NTV - 11/10/08)

Drejtuesit qipriot bien dakord të përshpejtojnë bisedimet e ribashkimit

12/10/2008

NIKOSIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias dhe drejtuesi qipriot turk Mehmet Ali Talat ranë dakord të premten (10 tetor) në Nikosia për të përshpejtuar bisedimet me qëllim ribashkimin e ishullit. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Qipron Aleksandër Douner lajmëroi mbas takimit se ata do të takohen tani çdo javë. Takimi i të premtes u fokusua në të ardhmen e qeverisjes federale. Ata u takuan përsëri të hënën për të diskutuar çështjen e pronave. (Famagusta Gazette - 12/10/08; Naftemporiki, UN website, AFP, Hurriyet - 10/10/08)

Kroacia do të miratojë legjislacion anti-mafia

12/10/2008

ZAGREB, Kroaci -- Presidenti Stipe Mesiç dhe kryeministri Ivo Sanader lajmëroi të premten (10 tetor) se një paketë ligjesh anti-mafia do të miratohet së shpejti që do të rrisi bashkëpunimin midis autoriteteve përgjegjëse për sigurinë. Vendimi erdhi mbas vrasjes në stil mafioz të 26 vjeçares Ivana Hodak, vajza e një avokati të njohur, në mesin e ditës në Zagreb në 6 tetor. Mbas një takimi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Sanader tha se paketa thekson mbledhjen e kampioneve të ADN-së nga të gjithë të dënuarit në vend, një praktikë e zakonshme në disa vende evropiane. Paketa do të krijojë gjithashtu një zyrë kombëtare të policisë. (Makfax - 11/10/08; Javno.com, HRT - 10/10/08)

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin e krimeve të luftës serb

12/10/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Të premten (10 tetor), Shërbimi Policor i Kosovës (KPS) arrestoi një të dyshuar serb se ka kryer krime lufte gjatë konfliktit 1998-1999 në Kosovë. Autoritetet thanë se Dejan Tomic, 35 vjeç, vrau dy shqiptarë etnik në fillim të vitit 1999. Një mandat për arrestimin e tij u lëshua në vitin 2003.

Në lajmet e tjera, mijëra oficerë policie u grumbulluan në qendrën e Beogradit të shtunën për të parandaluar një tubim të grupeve neo-naziste dhe ultra-nacionaliste. Oficerët arrestuan 34 aktivistë të dyshuar të së djathtës ekstreme që po drejtoheshin drejt zonës. Autoritetet kanë ndaluar manifestimin e tyre, duke pasur frikë nga përplasjet me rreth 500 anti-fashistë të cilët po zhvillonin një tubim paqësor në qendrën e Beogradit. (MIGnews, AP, B92, Beta, FoNet, RTRS - 11/10/08; AP, Fonet, RTS, RTRS, SRNA - 10/10/08)

Prokurorët në Kroaci ngre akuza për krime lufte kundër Vucurevic

12/10/2008

ZAGREB, Kroaci -- Prokurorët në Dubrovnik kanë ngritur akuza kundër ish-majorit të Trebinjes, Bozidar Vucurevic, njoftoi të dielën (12 tetor) media vendase. Vucurevic dyshohet se ka kryer krime lufte kundër civilëve dhe ka shkatërruar monumentet kulturore dhe historike midis viteve 1991 dhe 1995. Një gjykatës hetues ka lëshuar një mandat arresti. Prokurorët thonë se Vucurevic, individualisht dhe në bashkëpunim me ish-drejtuesin boshnjak serb Radovan Karaxhiç, planifikuan, hetuan, urdhëruan dhe mbështetën idenë e krijimit të Serbisë së Madhe duke pushtuar dhe integruar pjesë të territorit kroat dhe duke dëbuar nga atje popullsinë kroate. Shtypi në Bosnje-Hercegovinë njoftoi një muaj më parë se Vucurevic pësoi një goditje dhe po kurohet në një spital në Trebinje. (HRT, RTRS, SRNA, Monitor, Jutarnji List - 12/10/08)

Ish-zyrtari i SRS Nikolic regjistron parti të re

12/10/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ish-zëvendës drejtuesi i Partisë Radikale Serbe (SRS) Tomislav Nikoliç lajmëroi të premten (10 tetor) se partia e tij e re, Partia Progresive Serbe, (SNS) është regjistruar zyrtarisht. Nikoliç dhe ish-sekretari i SRS-së sekretari i përgjithshëm Aleksandër Vucic dorëzuan dokumentat e kërkuara për të regjistruar partinë tek ministria e administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale, duke përfshirë më shumë se 10,000 firma nga publiku. Nikoliç tha se SNS do të bëhet së shpejti partia më e fortë në Serbi. (Pravda - 11/10/08; Tanjug, B92, DPA, Beta, RTRS - 10/10/08)

ICJ merr kërkesën e Serbisë lidhur me Kosovën

12/10/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata Ndërkombëtare i Drejtësisë (ICJ) në Hagë lajmëroi të premten (10 tetor) se ajo ka marrë kërkesën zyrtare të Serbisë që ajo të përcaktojë legjitimitetin e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës. Raste të ngjashme kanë dashur gati një vit deri sa të merrej vendimin. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi të mërkurën të dërgojë çështjen në ICJ. Rreth 50 vende kanë njohur deri tani shpalljen e njëanëshme të pavarësisë nga Kosova. (AFP, AP, RTS, Beta, Blic - 10/10/08)

Dodik i RS-së paralajmëron përsëri për ndarje nga BH

12/10/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Kryeministri i Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik kërcënoi të shtunën (11 tetor) se entiteti do të ndahet nga BH nëse ai lëvizet nga detyra e tij. Në një intervistë me televizionin e RS-së në Banja Luka, Dodik tha se ai ka një plan, nëse përfaqësuesi i lartë Miroslav Lajcak do ta liroj nga detyra. Nëse kjo ndodh, "unë do të drejtoj RS në rrugën drejt pavarësisë", tha Dodik. Në një deklaratë të premten, Lajcak paralajmëroi se politikanët e BH duhet të mos bëjnë kërcënime të njëanëshme kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe në vend të saj të fokusohen mbi prioritetet e vendit për në BE.

Në lajmet e tjera, policia arrestoi tre burra të shtunën të dyshuar se kanë vendosur një mekanizëm shpërthyes në një supermarket Vitez javën e kaluar. Bomba shpërtheu të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur pesë të tjerë. (RTRS, SRNA, AFP, Beta, B92, RTS - 11/10/08; OHR - 10/10/08)