31/05/2011
BUKURESHT, Rumani -- Koalicioni në pushtet i Partisë Liberale Demokratike (PDL) dhe Aleancës Demokratike të Hungarezëve rivendosi të hënën (30 maj) shumicën e tij në senat, pasi i pavaruri Jon Toma kaloi në grupin e Bashkimit Kombëtar për Përparimin e Rumanisë, që mbështet koalicionin. Më parë gjatë ditës, Senatori Sherban Radulesku njoftoi se po largohej nga grupin parlamentar i PDL-së, duke bërë kështu që koalicioni të humbiste shumicën e tij. Pas largimit të Tomës, koalicioni në pushtet do të ketë 69 nga 137 senatorë. Partia Social Demokratike dhe Partia Kombëtare Liberale të opozitës kanë gjithsej 68 senatorësh, por Katalin Voiku është tani nën arrest për akuza korrupsioni, gjë që bën që në fakt grupi të ketë 67 vota. (Hotnews.ro, Romania Libera, Realitatea, Ziare - 30/05/11)