31/05/2011
TIRANE, Shqipëri -- Shqipëria është vendi me numrin e dytë të pirësve të duhanit në Europë pas Turqisë, sipas shifrave të botuara nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë për të shënuar Ditën Botërore Pa Duhan, të martën (31 maj). Të dhënat sugjerojnë se 40% e shtetasve shqiptarë pijnë rregullisht duhan. Specialisti Roland Shuperka thotë se prirja më shqetësuese është rritja e numrit të konsumatoreve të reja femra. Sipas tij, gratë e qyteteve pijnë rreth 2.5 herë më shumë se ato të zonave rurale. (Telegrafi, Ora News, ABC News - 30/05/11)