31/05/2011
BRUKSEL, Belgjikë -- Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç merr pjesë në një informim të martën (31 maj) në Bruksel për ekspertët e vizave të misioneve të vendeve të BE-së. Të hënën, ai u takua me Komisioneren e Punëve të Brendshme të BE-së Sesilia Malmstrom për të diskutuar mbi çështjen e vizave. Pas bisedimeve, ai përsëriti se rregjimi pa viza i BE-së për Serbinë nuk është në rrezik për momentin dhe shprehu vendosmëri për të vazhduar zbatimin e masave që kanë për qëllim parandalimin e shpërdorimit të vizave. Javën e shkuar, Komisioni Europian (KE) propozoi futjen e neneve mbrojtës që do të lejonin rifutjen e përkohshme të vizave për shtetasit e një vendi të tretë. Mekanizmi do të zbatohej sipas disa kushteve të jashtëzakonshëm dhe si një mjet i fundit. KE po bisedon me autoritetet në Serbi dhe Maqedoni për të gjetur mënyrat për të zvogëuar numrin e azil-kërkuesve. (Tanjug, Blic - 30/05/11)