31/05/2011
BRUKSEL, Belgjikë -- Diplomati danez Peter Sorensen është emëruar si kreu i delegacionit të BE-së në Sarajevë, njoftoi të hënën (30 maj) shefja e politikës së jashtme të BE-së Kethrinë Eshton. Vendimi vjen pas një vendimi të këshillit të ministrave të BE-së në mars për të forcuar praninë e BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH). Veprimi pason gjithashtu vizitën e fundit të Eshtonit në Banja Lukë, ku ajo i bindi udhëheqësit për të mos zhvilluar një referendum mbi gjyqësorin boshnjak. Emërimi i Sorensenit vjen në një kohë vendimtare për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BiH-në në veçanti, tha Eshton në deklaratën e saj. Sorensen tani drejton delegacionin e BE-së në Shkup. (Radio Free Europe, RTRS, MIA - 30/05/11)