24/05/2011
TIRANE, Shqipëri -- Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ) njoftoi të hënën vonë (23 maj) se kandidati Lulzim Basha i Partisë Demokratike në pushte fitoi garën e ngushtë për bashkinë e Tiranës. Ai mundi kryebashkiakun e tanishëm Edi Rama, udhëheqësi i Partisë Socialiste (PS) të opozitës me vetëm 81 vota. Vendimi i KQZ-së për të përfshirë votat e hedhura gabimisht në kutitë e gabuara në ditën e zgjedhjeve, 8 maj, mbetet polemik, me opozitën që ende këmbëngul se këto vota duhet të konsiderohen të pavlefshme. Përmbi 250,000 vota u hodhën ditën e zgjedhjeve. Përkrahësit e PS-së kanë protestuar përditë jashtë zyrave të KQZ-së, duke kërkuar "respekt për demokracinë". Deputetët socialistë kanë paraqitur një ankesë rreth rezultatit të zgjedhjeve me një vendim që pritet së shpejti. (Ora News, VoA, Telegrafi, Top Channel, Balkan Web - 23/05/11)