11/05/2011
ANKARA, Turqi -- Dy politikanë nga Partia e Veprimit Nacionalist (MHP) ekstreme e djathtë dhanë dorëheqjen të martën (10 maj) pasi video të filmuara fshehurazi që njoftohet se i treguan të kishin marrëdhënie jashtë-martesore u shfaqën në internet. Dorëheqjet e Bulent Didinmezit dhe Ihsan Barutçusë erdhën vetëm një muaj pasi video të ngjashme detyruan dy anëtarë të tjerë të partisë që të largoheshin. Udhëheqësi i MHP-së Devlet Bahçeli fajëson përkrahësit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet për nxjerrjen e tyre, pasi videot u shfaqën vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 12 qershorit. (Zaman, Aksam, Milliyet, Hurriyet - 10/05/11)