Davutoglu i Turqisë diskuton në Egjipt mbi Libinë dhe Lindjen e Mesme

11/04/2011

KAIRO, Egjipt -- Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu u takua me homologun egjiptian të tij Nabil el-Arabi dhe Kryeministrin Isam Sharaf të dielën (10 prill) në Kairo për të diskutuar mbi gjendjen në Libi. Të dy diplomatët biseduan rreth një plani udhëzues për paqen në Libi të propozuar nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan. Plani u kërkon forcave të lidhura me udhëheqësin Muamar Gadafi që të tërhiqen nga qytetet që kanë rrethuar dhe propozon ngritjen e korridoreve ajrorë humanitare dhe ndryshim tërësor demokratike. Presidenti afrikano-jugor Jakob Zuma tha të dielën se Gadafi e ka pranuar planin udhëzues.

Në lajme të tjerë të dielën, Ministri i Jashtëm turk kritikoi sulmet e fundjavës të Izraelit në Rripin e Gazës, duke i përshkruar ato si "të tepruar dhe të shpërpjestuar". "Rajoni nuk mund të lejohet të hyjë në një spirale të re dhune," tha ministri në një deklaratë. Nëntëmbëdhjetë palestinezë, duke përfshirë civilë, janë vrarë që nga e enjtja kur Izraeli nisi një seri sulmesh ajrorë. (Zaman, Turkish Press, Hurriyet - 11/04/11)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes