03/04/2011
PODGORICË, Mali i Zi -- Ministria e drejtësisë ka aprovuar ekstradimin e Milojko Nikoliç për në Serbi, njoftoi media të premten (1 prill). Një ish-anëtar i një grupi paraushtarak serb dhe një anëtar i njësisë paraushtarake "Çakejtë" e dyshuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të Kosovës. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e 44 civilëve shqiptarë në vitin 1999 në fshatin Cuska të Kosovës. Nikoliç u arrestua në dhjetor në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Beogradi. (Pobjeda - 02/04/11; Beta, Radio Evropa e Lirë - 01/04/11)