23/03/2011
PODGORICE, Mali i Zi -- Prokurorët e shtetit paraqitën akuza të martën (22 mars) kundër të dyshuarve në cështjen e ashtuquajtur Zavala. Kryebashkiaku i Budvës Rajko Kuljaca, zëvendësi i tij Dragan Maroviç dhe nëntë të tjerë janë akuzuar për shpërdorim detyre, që rrjedh nga ndërtimi i paligjshëm në një kep pranë qytetit bregdetar. Të dyshuarit u arrestuan në dhjetor. (Radio Free Europe, RTCG, Pcnen - 22/03/11)