22/03/2011
BEOGRAD, Serbi -- Qeveria do të zbatojë të gjitha reformat e përfshira në planin e saj të veprimit për anëtarësimin në BE deri në fund të qershorit, tha të hënën (21 mars) nënkryeministri Bozhidar Gjeliç. Ai konfirmoi se gati 70% e masave janë futur tashmë ndonse mbeten disa reforma vendimtare. Këto përfshijnë një ligj mbi kthimin e pronës së marrë dhe në ligj të ri mbi financimin e partive politik. Përveç kësaj, organizmat rregullatore duhet të kenë autoritet të zgjeruar ndërsa duhen kryer ndryshime personeli në administratën publike. Gjeliç nuk përjashtoi posaçërisht mundësinë që Serbia të mos e marrë statusin e kandidatit deri nga fundi i vitit. (RTS, Tanjug - 21/03/11)