10/03/2011
BRUKSEL, Belgjikë -- Takimi i parë midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadrin e dialogut përfundoi të mërkurën (9 mars) në Bruksel. Të tre palët, delegacionet dhe BE në aftësinë e ndërmjetësit, e përshkruan takimin si konstruktiv dhe një nisje të mirë. "Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre ndaj dialogut dhe gadishmërinë për të vazhduar me procesin," tha BE në një deklaratë në mbyllje të takimit. Të dy palët biseduan gjithashtu rreth tregtisë rajonale dhe lirisë së lëvizjes së mallrave, duke përfshirë marëveshjen e CEFTA, përshkruar si "baza e ngritjes së një tregu të hapur rajonal që është kyç për zhvillimin ekonomik në rajon. Të dy palët shqyrtuan pozitivisht pjesëmarjen e tyre në CEFTA dhe konfirmuan se do të marrin pjesë gjatë kryesimit 2011," deklaroi BE.
Ndërkohë në Prishtinë, kreu i Zyrës Civiule Ndërkombëtare Pieter Feith e përshkroi gadishmërinë e të dy vendeve për t'u angazhuar në dialog dhe për t'u përpjekur të zgjidhin çështjet jetike, si bnjë nga hapaqt më pozitivë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008. (Koha Ditore, Zeri, Kosova Sot, Express - 09/03/11)