04/03/2011
ZAGREB, Kroaci -- Kryeministrja Jadranka Kosor shprehu besim të enjten (3 mars) se Kroacia do të jetë në gjendje të mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të qershorit. Ajo po fliste në hapje të një konference dy-ditore të Byrosë së Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Zagreb. Kosor falenderoi EPP për mbështetjen e ofertës së Kroacisë për në BE. Ajo u zotua gjithashtu të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit, të vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e refugjatëve dhe për të bashkëpunuar me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës. Kroacia ja ka dalë deri tani të mbyllë përkohësisht 28 kapituj nga 35. Konkurrenca dhe drejtësia janë dy kapitujt më problematikë në bisedimet e pranimit të Kroacisë. (Hina, HRT, Poslovni Dnevnik - 03/03/11)