01/03/2011
ANKARA, Turqi -- Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) rebele hoqi të hënën (28 shkurt) një pushim të njëanshëm zjarri të deklaruar në mes të gushtit, duke e përshkruar atë si "të pakuptimtë tani, mbështetur në politikën e qeverisë, e cila ka për qëllim shpërfilljen dhe shkatërrimin," sipas agjencisë së lajmeve Firat. Rebelët thonë se nuk do të jenë të parët që të sulmojnë, por do të mbrojnë veten "më efektivisht" kundër operacioneve të Ushtrisë Turke. PKK përsëriti gjithashtu thirrjet e saj për një dhënie fund të operacioneve ushtarkë kundër anëtarëve të saj, përmirësimit të kushteve të burgimit për udhëheqësin e burgosur të tyre Abdullah Oçalan dhe lirimin e politikanëve kurdë të ndaluar. (Firat, Hurriyet - 28/02/11)