10/01/2011
TIRANE, Shqipëri -- Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ) filloi të djegë të premten (7 janar) fletët e votimit të përdorura gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-tës, siç kërkohet përpara zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kryetari i KQZ-së Arben Ristani e përshkroi atë si "një proces brenda KQZ, por që për fat të keq u politizua". Opozita e ka akuzuar KQZ-në dhe qeverinë për "shkelje ligji" dhe përpjekje për të fshehur manipulimet e kryer gjatë atyre zgjedhjeve më 2009. Debatet lidhur me votat kanë shkaktuar një krizë politike në vend, me opozitën që këmbëngul se zgjedhjet ishin manipuluar dhe prishur nga shkelje të rënda që kërkojnë një hetim tërësor. 1,200 kutitë e para që u dogjën ishin nga Shkodra dhe Berati, dy rajonet që opozita këmbëngul se kishin shkeljet më të shumta. Afati përfundimtar për të pastruar të gjitha kutitë përpara votimit të majit është 5 marsi. (Shekulli, Top Channel, Alsat, Telegrafi - 08/01/11)