22/10/2010
ZAGREB, Kroacia -- Kryeministrja Jadranka Kosor tha të enjten (21 tetor) se pas pranimit në BE, Kroacia pret që të ketë 12 përfaqësues në Parlamentin Europian (PE), një komisioner dhe një gjyqtar në Gjykatën Europiane. Ajo shtoi se muajin e ardhshëm, Zagrebi pret që të përfundojë bisedimet mbi kapitullin e 34-tërt të bisedimeve të anëtarësimit të tij në BE, që rregullon pjesëmarrjen e Kroacisë në organizmat e BE-së. Me pranimin, vuri në dukje ajo, gjuha kroate do të bëhet një gjuhë zyrtare e bllokut. Vendi shpreson që të përfundojë bisedimet e pranimit të tij në gjysmën e parë të 2011 dhe të bashkohet me bllokun më 2012. (HINA, Croatian government website - 21/10/10)