08/09/2010
ATHINE, Greqi -- Punonjësit e transportit publik po bëjnë një grevë pesë orëshe të mërkurën (8 shtator) për të protestuar kundër masave të uljes së kostos në sektor, duke përfshirë shkurtimet e vendeve të punëve. Punëtorët e hekurudhave dhe të metrosë do të përsërisin veprimin të enjten. I gjithë transporti publik në Athinë do të ndalet, ashtu si edhe autobuzët dhe transporti tjetër midis qyteteve dhe fshatrave. Fluturimet nuk do të preken. (Kathimerini, To Vima, Ta Nea - 08/09/10; AFP - 07/09/10)