08/09/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Parlamenti miratoi të martën (7 shtator) një ligj mbi statusin e veteranëve, martirëve, invalidëve, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Zëvendës/Kryeministri Hajredin Kuçi tha se legjislacioni do të sigurojë mbështetje të shtetit për të gjithë kategoritë lidhur me luftën; përfituesit do të marrin shërbime shëndetësorë e arsimorë dhe do të përjashtohen nga taksat, doganat dhe tarifat. Kjo pritet t'i kushtojë shtetit 16 milionë euro në vit, duke filluar nga janari 2011. (Koha, Telegrafi, RTK, TV 21, Klan Kosova - 07/09/10)