08/09/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Policia thotë se një shqiptar u vra të martën vonë (7 shtator) në Mitrovicën veriore të mbizotëruar nga serbët. Viktima, Hakif Mehmeti, u qëllua pranë shtëpisë së tij në lagjen Kodra e Minatorëve, ku është përqëndruar popullsia shqiptare. Sipas njoftimeve vendorë, Mehmeti punonte në media si një kameraman. Zëdhënësi i policisë Besim Hoti tha se policia po kërkon një makinë pa targa që është parë në skenë dhe tha se ishte tepër herët që të diskutohen motivet e mundshëm. (VoA, Balkan Web, Telegrafi - 08/09/10)