08/09/2010
BRUKSEL, Belgjikë -- Raportuesja e Parlamentit Europian (PE) mbi liberalizmin e vizave për Ballkanin Perëndimor Tanja Fajon, tha të martën (7 shtator) se kërkesat për vizat e BE për Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH) dhe Shqipërinë mund të hiqen deri nga fundi i vitit. Ajo nuk pranoi të përmendë një afat përfundimtar, por shprehu shpresë se kjo mund të ndodhë përpara Krishtlindjes. Të dy vendet kanë përmbushur kërkesat teknike, siç pohoet nga Komisioni Europian. Fajon thotë se pret që PE të votojë mbi çështjen më pas këtë muaj ose në fillim të tetorit. Komiteti i Punëve të Jashtme i PE miratoi një projekt-raport të hënën, që rekomandon heqjen e rregjimit të vizave të BE për Shqipërinë dhe BiH. Projekt-raporti shkon më tej për miratim në Komitetin e Lirive Civile, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. (Radio Free Europe, RTS - 07/09/10)