Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Kosova kërcënon për forcë nëse provokohet nga strukturat paralele serbe

08/09/2010

PRISHTINE, Kosovë -- Autoritetet në Kosovë janë zotuar që të përgjigjen me forcë ndaj çdo provokimi nga strukturat paralele të paligjshme serbe në Kosovën e veriut. Reagimi të martën (7 shtator) nga ministria e brendshme erdhi një ditë pasi zyrtarë të lartë serbë të punëve të brendshme ranë dakort në një takim në Zveçan, pranë Mitrovicës, që të intensifikojnë patrullat dhe ndoshta të bëjnë sulme kundër njësive të policisë speciale të Kosovës, nëse ato shfaqen në veri. "Nëse bëhemi objekt i ndonjë sulmi, do të përgjigjemi me të njëjtën gjuhë," tha të martën Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi. Ai shtoi se policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë aftësinë për të ruajtur sigurinë, ligjin dhe rendin.

Ndërkohë, Shoqata e Bashkive Serbe të Kosovës miratoi një deklaratë në Zveçan të martën në mbrojtje të Kosovës si pjesë përbërëse e Serbisë. Dokumenti pohon se serbët e Kosovës janë shtetas të Serbisë dhe shpreh shqetësim rreth mundësisë së zëvendësimit të bisedimeve të statusit midis Prishtinës dhe Beogradit, me bisedime për çështje teknike. Sipas deklaratës, çdo zhvendosje e tillë në politikën e Serbisë do të thotë pranim i Planit të Ahtisarit. (Koha.Net, RTK, Kosovapress, Beta, B92, Zeri - 07/09/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes