08/09/2010
BRUKSEL, Belgjikë -- Presidenti serb Boris Tadië dhe shefja e politikës së jashtme të BE Kethrinë Eshton ranë dakort të martën (7 shtator) që të vazhdojnë dialogun që ka për qëllim harmonizimin e qëndrimeve të Beogradit dhe Brukselit lidhur me projekt-rezolutën e Serbisë mbi Kosovën. Nuk pati njoftime për hollësi të mëtejshme pas takimit në Bruksel. Dokumenti i paraqitur nga Beogradi denoncon pavarësinë e Kosovës dhe bën thirrje për bisedime të reja me Prishtinën. Ai do të diskutohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Ndërkohë, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Prishtinë Pieter Feith tha të martën se bisedimet e ardhshëm midis Kosovës dhe Serbisë do të përjashtojnë çështjen e statusit. "Statusi i Kosovës është zgjidhur; kjo është gjë e kryer dhe nuk ka arsye për idenë e bisedimeve të reja," u tha Feith gazetarëve pas një takimi me Ministrin e Pushtetit Vendor Sadri Ferati, i cili përsëriti qëndrimin e qeverisë se Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë vetëm si dy shtete të barabartë. (Zeri, Kosova Sot - 08/09/10; TV 21, Telegrafi, Kosovalive, RTS, Tanjug, beta, B92 - 07/09/10)