08/09/2010
STRASBURG, Francë -- Presidenti i Komisionit Europian (PE) Hoze Manuel Barrozo tha të martën (7 shtator) se "racizmi dhe ksenofobia nuk kanë vend në Europë." Komentet u bënë gjatë fjalimit të parë të Barrozos "mbi gjendjen e bashkimit" në Parlamentin Europian (PE) në Strasburg. Kjo u interpretua gjerësisht si një referencë ndaj politikës së Francës kohët e fundit për të përzënë emigrantët romë në Bullgari dhe Rumani. PE po debaton nëse masa e Francës shkel ligjet e BE, duke nxitur shkëmbime të nxehta fjalësh.
"Asnjë shtetas nuk mund të bëhet një objekt i veprimit shtypës vetëm pse i përket një pakice etnike," u tha anëtarëve të PE Komisionerja e Drejtësisë e BE Vivianë Reding. Sekretari i Shtetit i Francës Pierr Lelush e mbrojti qëndrimin e Parisit, duke hedhur poshtë deklaratat nga disa ligjevënës si "të padrejta." "E gjithë ajo që po bën Franca është zbatimi i Traktatit të Lisbonës," tha Lelush. Disa grupe politikë në PE paraqitën rezoluta kundër përzënies së shtetasve bullgarë dhe rumunë. Votimet do të zhvillohet të enjten. (Reuters, AFP, Radio Free Europe, EurActiv - 07/09/10)