08/09/2010
ANKARA, Turqi -- Forcat e sigurisë vranë të martën (7 shtator) nëntë anëtarë të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) terroriste gjatë një përleshjeje në provincën juglindore të Hakarit, pranë kufirit me Irakun dhe Iranin, njoftuan zyrtarët e sigurimit. Një ushtar u plagos. Sipas medias vendase, PKK bëri një sulm me raketë ndaj një postë ushtarake, duke shkaktuar luftimin, megjithë armëpushimin e njëanshëm të PKK që përfundon më 20 shtator.
Në lajme të tjera të martën, policia në qytetin Adana konfiskoi 20 kg eksploziv plastik dhe arrestoi dy vetë. Autoritetet dyshojnë se PKK planifikoi të përdorte eksplozivët për të nisur sulmet, përpara referendumit të së dielës mbi ndryshimet kushtetues.
Të hënën, ndërkohë, një ushtar u vra në provincën lindore Tunçeli gjatë përleshjeve me terroristë të dyshuar nga Partia Komuniste Maoiste. Autoritetet fillimisht fajësuan PKK për incidentin. Luftëtarët sulmuan një transformator në një hidrocentral vendor, duke i vënë flakën atij. (Zaman - 08/09/10; AFP, Xinhua, Press TV, Dogan, Reuters, Anadolu news agency, DPA, Hurriyet, AP, Turkish Press, UPI - 07/09/10)