03/09/2010
TIRANE, Shqipëri -- Ish-zyrtari qeveritar Almir Rrapo do të mbahet në paraburgim për tre muaj të tjerë njoftoi një gjykatë në Tiranë të enjten (2 shtator). Rrapo kërkohet nga autoritetet e SHBA për rolin e tij të dyshuar në një sërë krimesh të kryer në Nju Jork: vrasje, zhvatje, zjarrvënie, pengmarrje dhe shantazh. Policia shqiptare e arrestoi atë në fillim të korrikut në Ambasadën e SHBA. Njoftimet sugjeruan se ai ishte një ndihmës i lartë administrativ për Ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Avokatët e Rrapos kërkuan lirimin e tij, ndërsa prokurorët këmbëngulën se ai duhet të mbetet pas hekurave në pritje të një vendimi për ekstradimin. (Shekulli, Balkan Web, Ora News, NOA - 02/09/10)