03/09/2010
BRUKSEL, Belgjikë -- Analistët thonë se Shqipëria dhe Bosnjë dhe Herzegovina (BiH) janë pranë përmbushjes së kritereve për liberalizmin e vizave, por vendet ndeshin ende çështje në pjesën e shtetit të së drejtës. Një raport paraprak nga Komisioni Europian iu paraqit të enjten (2 shtator) një komisioni të Parlamentit Europian (PE). Një mision i ekspertëve që vizitoi Shqipërinë në korrik arriti në përfundimin se duhen më tepër përpjekje në zbatimin e legjislacionit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një raport përfundimtar pritet deri në mes të shtatorit.
Raportuesja e PE mbi liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor Tanja Fajon kërkoi që çështja të trajtohet me urgjencë siç ishte premtuar nga Brukseli. Grupet politikë kryesorë në PE pohuan se do të mbështesin idenë e një seance në tetor nëse KE mendon se dy vendet i kanë përmbushur kriteret. Por disa ligjvënës e kundërshtojnë idenë, të frikësuar se lëvizja e lirë do të mundësojë që kriminelët shqiptarë të vazhdojnë trafikun në BE. Fajon siguroi ata se edhe nëse regjimi i vizave hiqet, procesi i mbikqyrjes do të vazhdojë. (Top Channel, Ora News, Balkan Web, Top News - 02/09/10)