02/09/2010
SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Parlamenti përmbushi të mërkurën (1 shtator) kushtin e fundit për liberalizimin e vizave pasi Dhoma e Popullit zgjati mandatin e Mijo Kresiç si kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit. Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Europian (PE) për Ballkanin Perëndimor tha se procesi i liberalizimit të vizave për BiH dhe Shqipërinë mund të përshpejtohet nëse raporti nga ekspertët e Komisionit Europian mbi përparimin e vendeve është pozitiv. Ai duhet të dërgohet në një komitet të PE të enjten për diskutime.
Ligjvënësit e BiH gjithashtu miratuan një vendim për të dërguar 45 trupa në Afganistan. Ushtarët do të nisen në tetor. BiH tani ka dhjetë oficerë që shërbejnë në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë. (RTRS, Srna, BHRT, Radio Free Europe, Xinhua - 01/09/10)