Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Qeveria dhe opozita shqiptare akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion

02/09/2010

TIRANE, Shqipëri -- Akuzat për korrupsion janë hedhur midis qeverisë dhe opozitës. Të mërkurën (1 shtator) përfaqësuesit e Partisë Socialiste (PS) të opozitës akuzuan përsëri zyrtarët e qeverisë për korrupsion dhe përfitim nga kontratat shtetërore. Në ana e tyre, ligjvënësit e Partisë Demokratike (PD) në pushtet akuzuan kryetarin e PS dhe Kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama për korrupsion dhe rryshfet. Buletinet e lajmeve tregojnë se akuzat vijnë nga të dy kampet. Anëtarët e PS pretendojnë se 240 konçesione të dhënë për të ndërtuar hidrocentrale në vend gjatë pesë viteve të kaluar janë pjesë e marrëveshjeve private që mbushin xhepat e zyrtarëve qeveritarë dhe të afërmëve të tyre.

Zyrtarët e synuar përfshijnë Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, Ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe deputeten Albana Vokshi. Duke reaguar ndaj sulmeve, përfaqësuesit e PD e akuzuan Ramën për marrjen e rryshfeteve deri në 20% të vlerës së një blloku të ri apartamentesh në shkëmbim të lejeve të ndërtimit. Prokurorët dëshirojnë tani që disa nga tregtarët e përmendur të bëjnë deklarata zyrtare lidhur me akuzat. Ministri i Ekonomisë Prifti thotë se akuza të tilla po "trembin" investitorët dhe bankat. (BBC, Telegrafi, Lajmifundit, Top News - 01/09/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes