01/09/2010
NIKOZIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias dhe udhëheqësi qipriot turk Dervish Eroglu ranë dakort të martën (31 gusht) që të zhvillojjnë bisedime të reja intensive me qëllim ribashkimin e ishullit të ndarë. Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një takim të rregullt të premten, të pasuar nga dy raunde bisedimesh intensivë më 7 dhe 10 shtator. Fokusi është përsëri në çështjen e pronës, tha Aleksander Dovner, këshilltari i posatçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-mun për Qipron, i cili shtoi se Kristofias dhe Eroglu duhet "të mos nxitohen dhe të bëjnë atë që duhet." Komentet erdhën pasi Eroglu vuri në dukje se afati përfundimtar i bisedimeve, në fund të këtij viti, po afrohet. E premtja shënon përvjetorin e dytë të nisjes së këtyre bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB. (Famagusta Gazette - 01/09/10; Phileleftheros, CNA, AP, Xinhua - 31/08/10)