29/07/2010
LUBLJANE, Slloveni -- Policia ka arrestuar një haker të dyshuar për krijimin e një virusi që ka prekur më shumë se 12 milionë kompjuterë anembanë botës, pohoi të mërkurën (28 korrik) zëdhënësi i policisë Leon Keder. Njoftimet e medias e identifikuan atë si një 23 vjeçar slloven, i njohur nga emri i hakerit Iserdo. Ai u lirua, por pritet të akuzohet për krime lidhur me kompjuterin, tha Keder. Mediat vendase njoftuan raportoi javën e shkuar se policia sllovene, në bashkëpunim me FBI, kishte nisur një hetim kundër tre ish-studentëve sllovenë, që nga sa thuhet e krijuan virusin me qëllim që të marrin informacion nga kartat e bankave dhe hollësit e kryerjes së veprimeve bankare në internet. (Beta, AP, BBC, Reuters - 28/07/10)