Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

EULEX kontrollon shtëpinë e ish-komandantit të UÇK

29/07/2010

PRISHTINE, Kosovë -- Policët e EULEX kontrolluan të mërkurën (28 korrik) shtëpinë e Azem Sylës, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si pjesë e një hetimi në të ashtu-quajturin rasti i Bllacës. Gjatë një rrëfimi të rregjistruar në video në nëntor 2009, Nazim Bllaca tha se ai veproi si një bashkë-punëtor në vrasje, torturë dhe veprime kërcënuese të kryera nga Shërbimi Informativ i Kosovës, një grup që besohet të jetë pranë Partisë Demokratike në pushtet. Bllaca rrëfeu më pas se disa nga urdhërat erdhën nga Syla. Ky vetë nuk ishte në shtëpi në kohën e kontrollit, por pritet të dalë përpara Prokurorit të Posatçëm javën e ardhshme. Hetuesit e EULEX u larguan nga vendngjarja pasi konfiskuan disa dokumentë.

Ndërkohë, një administrator i IT që punon me qeverinë e Kosovës u arrestua të enjten në lidhje me hetimin në proces të ministrisë së transporteve dhe telekomunikacioneve. I dyshuari është akuzuar për pengimin e mbledhjes së provave. EULEX kontrolloi zyrat e ministrisë si dhe shtëpinë e Ministrit të Transportit Fatmir Limaj ne prill, mes akuzave për korrupsion. (Express, Koha.net, Zeri, Koha Ditore, Kosova Sot, Express - 29/07/10; Kohavision, Top News, RTK - 28/07/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes