Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Policia e Athinës hedh gaz lotsjellës kundër shoferëve të kamionëve grevistë

29/07/2010

ATHINE, Greqi -- Policia përdori të enjten (29 korrik) gaz lotsjellës duke u përpjekur që të shpërndante qindra shoferë kamionësh grevistë, të cilët po kundërshtojnë një urdhër urgjent nga qeveria për t'u kthyer në punë. Greva, tani në ditën e katërt, ka shkaktuar boshatisjen e rafteve në dyqane dhe mungesë karburanti në pompa, duke bërë që udhëtarët të anullojnë udhëtimet e tyre, një goditje tjetër për sektorin me probleme të turizmit. Kamionistët që kundërshtojnë urdhërin e së mërkurës të qeverisë dhe vazhdojnë grevën e tyre të enjten vonë do të jenë subjekt arrestimesh dhe heqjes së liçensave. Përveç kësaj, punonjësit publikë do të zëvendësojnë protestuesit dhe do të nisnin të transportojnë mallrat përsëri. Shoferët po protestojnë ndaj planit të qeverisë për të inkurajuar konkurrencën në sektor, duke dhënë liçensa të reja me pagesa shumë më të ulta. Ndërsa kamionistët njoftohet se u përpoqën të hynin në ministrinë e transportit të enjten, pati njoftime për hedhje gurësh prej protestuesve. (Ta Nea, BBC - 29/07/10; BBC, AFP, ANA-MPA - 28/07/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes