28/07/2010
SOFJE, Bullgari -- Qeveritë e Bullgarisë dhe Greqisë zhvilluan një takim të përbashkët në Sofje të martën (27 korrik), ku kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe homologu grek i tij Jorgo Papandreu ranë dakort që të ngrenë një Këshill Bashkëpunimi të Nivelit të Lartë. Ata diskutuan mbi projektin e tubacionit të naftës Burgas-Aleksandropolis që do të lidhë Detin e Zi me Egjeun, duke shmangur pagesat e tepërta të transportit nëpërmjet Bosforit. Borisov , që kishte vënë në pikëpyetje ndikimin mjedisor të tubacionit që kalon nëpër territore të mbrojtura, tha se Papandreu i njihte këto shqetësime dhe ra dakort se duhet përfunduar një studim mbi ndikimin mjedisor përpara se të nisë puna. Në tërësi, më shumë se dhjetë marrëveshje u nënshkruan midis të dy udhëheqësve dhe ministrave të ndryshëm të qeverive. (BNT, Focus, Novinite - 27/07/10)