Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Turqia nuk pranon të hapë hapësirën ajrore ndaj aeroplanëve qipriotë

28/07/2010

NIKOZIA, Qipro -- Turqia hodhi poshtë të martën (27 korrik) një kërkesë nga autoritetet e aviacionit qipriot për të përdorur hapësirën ajrore të vendit, duke mbajtur parasysh grevat në vazhdim nga kontrollorët e trafikut në Greqi, që kanë prekur udhëtimin anembanë Europës. Zëdhënësi i Cyprus Airways Qiriakos Qiriaku tha se ndërmarrja kërkoi leje për dy fluturime, por Ankaraja u përgjigj "menjëherë" dhe negativisht. Hapja e hapësirës ajrore të saj për aeroplanët qipriotë është një nga kushtet që Turqia duhet të përmbushë për t'u bashkuar me BE.

Ndërkohë, Presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe udhëheqësi qipriot turk Dervish Eroglu po takohen të mërkurën si pjesë e bisedimeve në vazhdim për të ribashkuar ishullin e ndarë. Fokusi i këtij raundi është çështja e pronës. Ata u takuan së fundmi gjashtë ditë më parë. (Cyprus Mail, CNA - 28/07/10; CNA, Xinhua - 27/07/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes