Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

BE i kërkon Maqedonisë që të vazhdojë reformat

28/07/2010

BRUKSEL, Belgjikë -- BE tha të martën (27 korrik) se procesi i reformës në Maqedoni ka fituar hov, por i kërkoi vendit që të trajtojë disa të meta me qëllim që të përshpejtojë procesin e integrimit. Komisioneri i Zgjerimit të BE Stefan Fuele tha pas një takimi të Këshillit të Stabilizimit dhe Shoqërimit BE-Maqedoni se Komisioni Europian (KE) ende dëshiron që të hapë bisedimet e pranimit me Shkupin. Megjithatë, Brukseli dëshiron së pari që të shohë më shumë dialog politik mess partive në pushtet dhe opozitës, reforma në administratën publike, pavarësi të garantuar të gjyqësorit, një luftë më të guximshme kundër korrupsionit dhe të drejta të njeriut të përmirësuara. Ministri i Jashtëm maqedonas Antonio Milososki u zotua se vendi i tij do të vazhdojë zbatimin e reformave të nevojshme.

Në lajme të tjerë të martën, Kroacia eci një hap më pranë BE, duke mbyllur dy kapituj të tjerë të bisedimeve: mbi sigurinë e ushqimeve, politikën veterinare e fito-sanitare dhe kontrollin financiar. Me këto dy kapituj, vendi ka mbyllur 22 nga 33 kapituj. (HRT, HINA, Poslovni Dnevnik, Nova TV, MIA, Alsat M, Sitel, Makfax - 27/07/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes