28/07/2010
PODGORICE, Mali i Zi -- Autoritetet gjyqësorë dhe ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX nuk kanë gjetur gjurmë të një varri masiv në qytetin verilindor Andrijevica, njoftoi të martën (27 korrik) një gjykatë vendore. Hetimi filloi rreth një javë më parë, për të përcaktuar nëse vendi përmbante eshtra njerëzore. Dhjetra shqiptarë të Kosovës u burgosën në kazermat ushtarake të Andrijevicës gjatë luftës së Kosovës. (B92, Tanjug, RTCG, Pcnen - 27/07/10)