28/07/2010
HAGE, Hollandë -- Gjykata e OKB hodhi poshtë të martën (27 korrik) kërkesën e ish-Kryetarit të Parlamentit të Republikës Sërbska (RS) Momçillo Krajishnik për lirim të parakohshëm. Ai po kryen tani një dënim me 20 vjet në një burg britanik. Krajishnik u arrestua më 2000 për persekutimin dhe dëbimin me forcë të civilëve jo-serbë gjatë konfliktit boshnjak të 1992-1995. I shpallur fajtor më 2006, ai u dënua së pari me 27 vjet burgim, që më pas u zvogëlua në 20. Kryetari i ICTY, Patrik Robinson tha të martën se lirimi i parakohshëm mund të kërkohet vetëm pasi një i dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit të tij ose të saj. (Beta, Tanjug, B92, Fena, RTRS - 27/07/10)