Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar bllokon ekstradimin e Ganiç në Serbi

28/07/2010

LONDER, Mbretëria e Bashkuar -- Një gjykatë në Londër kundërshtoi të martën (27 korrik) kërkesën e ekstradimit të Serbisë lidhur me ish anëtarin e presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) Ejup Ganiç. Gjykata vendosi se akuzat ndaj Ganiç mund të kenë qenë politikisht të motivuara. "Këto procedime janë paraqitur dhe përdorur për qëllime politike dhe si të tilla përbëjnë një shpërdorim të procesit të kësaj gjykate," tha Gjyqtari i Qarkut Timothi Uorkmen, duke shtuar se Ganiç është i lirë të kthehet në BiH. Ai u arrestua në Aeroportin Hithrou të Londrës më 1 mars, mbështetur në një urdhër arrestimi të lëshuar nga Beogradi. Serbia e kërkon atë në lidhje me një sulm në maj 1992 kundër një kolone të Ushtrisë Kombëtare Jugosllave që la më shumë se 40 ushtarë të vdekur. Ganiç e përshëndeti vendimin e gjykatës, ndërsa Beogradi u zotua të apelojë. (RTS, Tanjug, B92, Beta, AFP, BBC, The Guardian - 27/07/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes