Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

BE dhe OKB do të bashkërendojnë bisedimet Prishtinë-Beograd

19/07/2010

PRISHTINE, Kosovë -- E përditshmja Express njoftoi të dielën (18 korrik) se shefja e politikës së jashtme të BE Kethrinë Eshton ka rënë dakort me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun për të bashkërenduar bisedimet e ardhshëm midis Kosovës dhe Serbisë. Ban kishte propozuar që shefi i UNMIK Lamberto Zanier, i mbështetur nga përfaqësuesi i OKB në Beograd Endrju Gilmur, të bashkërendojnë procesin me BE. Eshton iu përgjigj kërkesës së Ban në një letër, që Express pretendon se ka një kopje. Siguria dhe stabiliteti në rajon është produkt i përpjekjeve të përbashkëta, thotë letra, duke shtuar se suksesi afat-gjatë do të arrihet vetëm nëpërmjet një metodë të përbashkët prej lojtarëve kryesorë ndërkombëtarë në Kosovë. Eshton shkroi se pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të njoftojë opinionin e saj të enjten, BE do të dëshirojë që të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë rrugët e tyre për në Europë. Express njofton se këshilltari i Eshton, Robert Kuper, do të drejtojë ekipin e BE për të bashkërenduar punën me përfaqësuesit e OKB. (Express, Kohavision, Telegrafi - 18/07/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes