30/05/2010
TIRANË, Shqipëri -- Një hetim parlamentar duhet të bëhet në Shqipëri për ti hapur rrugën për integrimin përfundimtar në BE, organizata botërore e Internacionales Socialiste (IS), tha të shtunën (29 maj) në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i IS Luis Ayala i Kilit theksoi se ngecja politike në vazhdim është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së transparencës gjatë zgjedhjeve të qershor 2009. Në qoftë se këto probleme nuk janë trajtuar, vendi do të përballet me të njëjtin problem në të ardhmen, shtoi ai. (NOA, Shekulli, Telegrafi, BBC - 29/05/10)