21/03/2010
BUKURESHT, Rumani - Prokurorët nga Departamenti Kombëtar Anti-korrupsion (DNA) paraqiten akuzat për korrupsion të premten (19 mars) kundër Kryetarit te Bashkise se Krajovës Antonie Solomon. Ai u arrestua më 3 mars i dyshuar për falsifikim dhe pranim ryshfetesh. Media lokale njoftoi se Solomoni dyshohet se ka marre një ryshfet 50.000 € nga një biznesmen lokal në këmbim të një leje për të ndërtuar një supermarket. Pas arrestimit Solomonit, ai ishte pezulluar nga posti. Të premten, një gjykatë lokale hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim të përkohshëm dhe e vunë atë në paraburgim. (Mediafax, Jurnalul National, Adevarul - 19/03/10)