Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Erdogan nuk ka plane të menjëhershme për të dëbuar armenët

21/03/2010

ANKARA, Turqi - Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën (20 mars) se ai nuk ka plane të menjëhershme për përjashtimin e punëtorëve të paligjshëm armen. Ne fillim te javës, ai deklaroi në një intervistë me shërbimin turk BBC-së se rreth 100,000 emigrantë të paligjshëm nga Armenia mund të dërgohen në shtëpi. Duke folur në një tubim të artistëve turq në Stamboll të shtunën, Erdogan vuri në dukje se deklarata e tij kishte për qëllim për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar në vendin e tij për "qasjen tolerante" ndaj armenëve, duke shtuar se ai nuk do të thotë se një hap i tillë do të jetë i menjëhershëm. Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të merret me çështjen e emigrantë të paligjshëm dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ndaloi te quajne vrasjen 1915 e armenëve nga Perandoria Otomane si genocid.

Deklarata e Erdogan në lidhje me dëbimin e mundshëm të armenëve shkaktoi kritika si brenda dhe jashtë vendit. Të premten, rreth 150 vetë u mblodhën në Stamboll në një demonstratë të organizuar nga një OJQ per te mbrojtur të drejtat e emigrantëve. (AFP, CNN Turk, Hurriyet - 20/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes