21/03/2010
PRISHTINË, Kosovë / TIRANË, Shqipëri - Komisioneri i zgjerimit Stefan Fuele tha të premten (19 mars) se BE pret që Kosova të rritë përpjekjet për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit. Pas bisedimeve me kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu në Prishtinë, Fuele theksoi rëndësinë për të garantuar stabilitet politik dhe të sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai tha se autoritetet e Prishtinës kane konsensus brenda BE-së lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës. Sejdiu tha se Kosova ka një vizion për integrimin në BE dhe NATO, por vuri në dukje se ka ende punë për të bërë për të arritur këto synime.
Të premten, Fuele vizitoi Tiranën, ku ai shprehu kënaqësi ne përparimin e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të saj në BE per vizat. Pas bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha, Fuele u bëri thirrje politikanëve lokale për të kapërcyer krizën e tyre politike sepse mund të ndikojnë në ofertën e Shqipërisë. Partia Socialiste e opozitës këmbëngul për një hetim tërësor të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 të cilat ata pretendojnë se janë manipuluar. Partia Demokratike ka përjashtuar mundësinë e një rinumërim. (MIA, Danas, AP, AFP - 19/03/10)