Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Krerëve të Ballkanit perëndimor përqafojnë perspektiva e BE-së

21/03/2010

LJUBLJANË, Slloveni - Një takim i krerëve të Ballkanit perëndimor pranë Ljubljana përfundoi të shtunën (20 mars) duke miratuar një deklaratë të përbashkët mbi angazhimin e vendeve të tyre për perspektivën evropiane. Forumi u pengua nga mungesa e presidentit serb Boris Tadiç i cili bojkotoi për shkak se Kosova nuk u përfaqësua në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Edhe Presidenti Herman van Rompuy të BE-së ka munguar. Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për të vazhduar zbatimin e reformuar të nevojshme për integrimin në BE si edhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ata i kërkuan BE-së të mbajë procesin e zgjerimit, si prioritet të lartë të saj dhe të vazhdojë të mbështesë mekanizmat e bashkëpunimit rajonal. Forumi u ndoq nga kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Sllovenisë, si edhe nga komisioneri i zgjerimit të BE, Stefan Fuele.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha në mënjanë të forumit se Prishtina mbetet e angazhuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Serbinë. Ai theksoi se Kosova synon të vazhdojë të marri pjesë në të gjitha takimet ndërkombëtare dhe rajonale, si një shtet i pavarur. (Beta, Tanjug, B92, RTS, Blic - 20/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes