17/03/2010
BUKURESHT, Rumani / BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioni Europian (KE) njoftoi të martën (16 mars) se Rumania ka njoftuar zyrtarisht një shpërthim të gripit të shpendëve në oborrin e një ferme pulash në komunën Letea të qarkut Tulçea, pranë kufirit me Ukrainën. Autoritetet në Rumani kanë marrë hapa për të kontrolluar përhapjen, tha deklarata. Ky është shpërthimi i parë i gripit në Europë nga viti i kaluar. Si pjesë e masave për të frenuar një përhapje të mundshme, të gjitha pulat në fermë janë eleminuar dhe është vendosur një zonë mbrojtëse prej tre kilometrash rreth saj. (Mediafax, Reuters, AFP - 16/03/10)