17/03/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Monumenti përkujtimor serb në Gazimestan, jashtë Prishtinës, do të mbrohet së shpejti nga Policia e Kosovës që do të zëvendësojë forcat e KFOR. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani tha të martën (16 mars) se kompetencat janë ende të KFOR, por policia ka filluar përgatitjet për të marrë përsipër mbrojtjen e monumentit. Në reagim, Ministria e Serbisë për Kosovën tha se vendimi për të tërhequr KFOR nga Gazimestan nuk është i drejtë. Marrja e mbrojtjes së monumentit të Gazimestanit do të jetë rasti i parë që Policia e Kosovës mbron një monument të kulturës serbe në Kosovë. Monumenti përkujton Betejën mesjetare të Kosovës më 1389. (Kohavision, RTK, Telegrafi, RTV 21 - 16/03/10)