17/03/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Ditë përpara vizitës së tij në Prishtinë, Komisioneri i Zgjerimit të BE Stefan Fuele e bëri të qartë të martën (16 mars) se do t'u kërkojë autoriteteve të Kosovës që të forcojnë luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar e pastrimit të parave dhe të reformojnë administratën publike. Fuele pohoi se kosovarët duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre, por këshilloi se ata duhet të dinë se duhet bërë shumë më tepër për të ndenjur në procesin e integrimit në BE. Në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Zyra e Ndërlidhjes së Komisionit Europian në Kosovë, Fuele vuri në dukje se ruajtja e stabilitetit dhe zbatimi i shtetit të së drejtës në të gjithë Kosovën mbeten sfida që përball Kosova. (Zeri, Koha Ditore - 17/03/10; KLAN Kosova, KTV - 16/03/10)