Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Policia boshnjake ndalon disa vetë lidhur me abuzimin seksual

17/03/2010

SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Policia ndaloi të martën (16 mars) një duzinë personash në Bratunac dhe Srebrenicë me dyshimin për nxitjen e prostitucionit dhe abuzimin seksual të një të miture. Midis të arrestuarve janë zyrtarë, mësues, policë dhe një hoxhë vendas. U kontrollua gjithashtu shtëpia e Ministrit të Sigurimit Sadik Ahmetoviç në një fshat pranë Srebrenicës. Operacioni u krye pasi një vajzë e mitur rome, nxënëse në një shkollë në Bratunac, i tha policisë se ishte abuzuar seksualisht nga disa vetë. Ministri i Brendshëm Stanisllav Çadjo nuk pranoi të komentojë nëse Ahmetoviç ishte përfshirë në çështje, por shprehu keqardhje se kishte oficerë të policisë midis të arrestuarve. Vetë Ahmetoviç u morr në pyetje nga policia dhe tha se nuk kishte të bënte fare me çështjen. (Fena, RTRS, Srna, BHRT, B92, AP - 16/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes